Pushime jashtë Shqipërisë? Ekspertët: Nuk do të pengoheni për të udhëtuar
Shqiptarët këtë verë nuk do të pengohen për të udhëtuar jashtë kufijve të vendit. Zv/ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, thotë se nëse vendet europiane nuk njohin vaksinat kineze dhe ruse, shqiptarët do të udhëtojnë me tampon.
”Përveç aplikimit me pasaportën e vaksinimit është edhe tamponi 48-72 orë. Kështu që popullata shqiptare nga kryerja e njërës apo tjetrës vaksinë nuk do të privohet nëse kemi disa alternativa siç është pasaporta e vaksinimit me vaksinat e BE apo kryerja e një tamponi”,-tha në ”Tv Klan”.
Edhe ata persona që e kanë kaluar Covid, nuk mund të udhëtojnë vetëm më vërtetim pasi barkodet që njihen në kufi janë të vendosura vetëm tek certifikata e vaksinimit si edhe tek rezultati i tamponit. ”Ka individë të cilët mund ta kenë kaluar sëmundjen por nuk reflektojnë në gjak antikorpe, prandaj edhe nëse individët që kanë kaluar sëmundjen të kryejnë tamponin 48-72 orë”.