Pushime në jug? Një kokërr vezë 8 mijë lekë, ka dhe okazion, plumb b*thës

Pushime në jug të Shqipërisë? Pse jo, po duhet të merrni parasysh dhe çmimet e kripura që ju ofrohen, dhe shërbimin që hera herës lë për të dëshiruar.

Ka qenë gazetari Klodian Tomorri ai që ka publikuar një kupon tatimor, ku shihet se vetëm një omletë me vezë ka kushtuar 800 lekë te reja.

Gazetari shkruan se dhe në Manhattan kokrra e vezës maksimumi arrin që të shitet 5 dollarë, ndërsa në Shqipëri, përveç çmimit mund të kapësh dhe ndonjë “okazion”, të jesh në mes të plumbave.

‘’Ne downtown Manhattan kokrra e vezes ben maksimumi 5 dollare. Ne vendin me brekegrisur te Europes veza kushton 8 mije leke. Pervec kesaj mund te kapesh Okazion edhe ndonje plumb bytheve. 

Te keqen e turizmit. Une ta di se i kam te gjitha falas nuk shkoj asnje sekonde per pushime ne jug’’, shkruan Tomorri.

Kujtojmë se pak ditë më parë në një nga lokalet dhe hotelet më të frekuentuara të Dhërmiut një përplasje me armë terrorizoi jo pak pushuesit, duke i vënë jetën e tyre në rrezik.

SHKARKO APP