Pushimet e miliarderit Behgjet Pacolli në Orikum

Milioneri dhe politikani Behgjet Pacolli njoftoi të gjithë ndjekësit e tij se këtë vit do të kalonte pushimet në bregdetin shqiptar dhe kishte zgjedhur pikërisht Orikumin e Vlorës.

Ndërkohë Pacolli ka shkruar se është shumë i lumtur që po kalon pushimet në Jugun e Shqipërisë.

“Nuk është as Hong KOngu e as Monte Carlo, por është Orikumi në Shqipëri. Të dashur miq. Këtë verë jam duke i kaluar pushimet ne bregdetin shqiptar. Çdo gjë është perfekt nga autoritetet portuale si në Shëngjin, Durrës, Vlorë, Sarandë e Orikum. Është kënaqësi të lëvizësh lirshëm kudo. Ambienti i mahnitshëm në ishullin e Sazanit. Shpresoj që autoritet shqiptare kësaj here do ta ruajnë këtë ishull, që padyshim është margaritari i Adriatikut dhe Jonit. Unë dhe familja ime jemi shumë të lumtur që kësaj radhe po kalojmë pushimet në Shqipëri”, ka thënë Pacolli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?