Pushimi i hetimeve për Zaganin, Tahiri: Shqupistave u doli rrena

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është ndjerë i kënaqur  pas publikimit të lajmit se Prokuroria e Fierit ka pushuar hetimet për akuzat që ish polici i Antidrogës Dritan Zagani ka bërë për përfshirje të Tahirit në trafikun e narkotrafikut.

Një një postim të fundit në fb, Ministri Tahiri shkruan:

“Tani që prokuroria vërtetoi gënjeshtrat e policit në arrati, shqup-it i humbi edhe llumi i rrenave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është nga ato rastet kur gënjeshtra të përplaset në fytyrë, e shqupistave u është nxirë faqja tashmë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Politika që ndërtohet mbi të vërteta, ka vlerë gjithmonë. Gënjeshtra është grykse, nuk ngop kurrë. Kjo vlen dhe për shqupistat.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?