Puthje live në “Fiks Fare”
Devis Muka dhe Dorian Ramaliu janë dy moderatorët e rinj të Fiks Fare. Por dy aktorët e kanë nisur me ‘këmbën e mbarë’ dhe me një puthje në buzë sezonin e ri të programit investigativ.
“Ne jemi ata që do të drejtojmë Fiks Fare, hajde ta nisim me një puthje nga ato që i kanë lezet burrave”, ka thënë Devisi duke puthur në buzë kolegun e tij, Ramaliu.
Ky gjest i dy moderatorëve Devis Muka dhe Dorian Ramaliu, ka shkaktuar shumë debate në rrjetet sociale.
Gjesti ironik i dy aktorëve ka shkaktuar një furi komentesh në rrjetet sociale. Kolegu i tyre, Julian Deda, i ka quajtur ata të mjerë që bëjnë gjëra të tilla.
“Dy çuna qe puthen ne buze vetem per tu bere te famshem, vetem per te fituar pak audience per nje emision televiziv, mund ti quash ose te perdorur deri ne fyerje ose mediatikisht te mjere. Nuk fitohet popullariteti duke i futur llapen shokut, me besoni per kete. Ai fitohet me seriozitet dhe mbi te gjitha me shume, shume djerse te derdhur ne pune.
Ju lutem shume o çuna, mos lejoni askend, as drejtoret, as pronaret qe t’ju perdorin ne kete menyre. Eshte gjynah, qe njerezit qe kane lekun te mendojne per aktoret se jane ca budallej, me te cilet mund te besh gjithçka vetem per pak audience. Mos ja lejoni vetes nje gje te tille, nuk eshte nevoja. Publiku ju do me shume nese i dilni perpara me personalitet dhe pa hile”, shkruan Deda.
Por, shumë komentues thonë se kjo nuk është asgjë, para paçavureve të përditshme që shohim përditë në televizionet shqiptare.

KOHA JONË SONDAZH

