Puthje, përqafime, verë/ Çfarë ndodhi mbrëmë mes të ftuarve në Pallatin e Brigadave (FOTO)

Një pritje u organizua mbrëmë në Pallatin e Brigadave me rastin e 100 vjetorit të shpalljes Kryeqytet.

Në ceremoni morë pjesë kryeministri Edi Rama, ambasadorë, ministra përfaqësues të klerit e të medias, dhe personalitete të larta.

Në fotot e publikuara nga fotografi Agim Rama shihen momentet më pikante nga kjo ceremoni, ku nuk kanë munguar puthjet dhe përqafimet mes të pranishmëve.

Në fjalën e mbajtur kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se më shumë se kurrë ky është momenti që shqiptarët të jenë bashkë për të mirën e vendit.

Kryebashkiaku u shpreh se kur të gjithë qytetarët e konsiderojnë Tiranën si shtëpinë e tyre të madhe, atëherë mund të bëhen mrekullia. Veliaj theksoi se kryefjala e shekullit të ri të Tiranës si kryeqytet është ringritja.

Ndërsa kryeministri Rama e ka cilësuar Tiranën me Amerikën e Vogël ku çdo kush sheh se si i realizohen ëndrrat dhe ndërton të ardhmen.

 

SHKARKO APP