Putin në pushtet deri në vitin 2036? DW: Çfarë parashikon ligji që firmosi Presidenti rus

Russian President Vladimir Putin speaks as he chairs a meeting on drafting constitutional changes at the Novo-Ogaryovo residence outside Moscow, Russia, Thursday, Jan. 16, 2020. Putin proposed a set of constitutional amendments that could keep him in power well past the end of his term in 2024.(Mikhail Klimentyev, Sputnik, Kremlin Pool Photo via AP)

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi ligjin që i lejon atij dy mandate shtesë si president. Opozita shprehet për abuzim me pushtetin.

Me nënshkrimin e tij, Presidenti rus Vladimir Putin i mundësoi vetes që ta mbajë teorikisht pushtetin deri në vitin 2036.
Ligji, sipas së cilit periudhat e deritanishme të 68-vjeçarit në postin e presidentit nuk merren në konsideratë, u botua në portalin e qeverisë.

Ky ligj ishte miratuar nga Parlamenti rus dy javë më parë.

Reformë kushtetuese e diskutueshme

Me këtë ligj u sanksionua një element qendror i kushtetutës së re të diskutueshme për të cilën rusët votuan në korrik të vitit të kaluar.

Sipas kushtetutës së vjetër të vitit 1993, Putini duhej të largohet nga Kremlini në vitin 2024.

Por tani për shkak se dy mandatet e tij të mëparshme deri në vitin 2000 nuk merren në konsideratë, Putini mund të kandidojë edhe për dy zgjedhjet e ardhshme presidenciale – dhe teorikisht të vazhdojë të qeverisë deri në vitin 2036. Ende e hapur është nëse ai vërtet do ta bëjë një gjë të tillë.

Opzita dhe kritikuesit e Kremlinit u shprehën për abuzim me pushtetin dhe e denoncojnë këtë ligj duke e quajtur si një masë që synon t’i sigurojë Putinit postin e presidentit “për gjithë jetën”.

Putini u zgjodh për herë të parë në postin e kreut të shtetit në vitin 2000.

Pas dy mandatesh në detyrë, ai mori përsipër në vitin 2008 postin e kryeministrit, për t’u rikthyer në Kremlin katër vjet më vonë.

DW

SHKARKO APP