Putin shpërblen “Ujqërit e Natës”

 

Ata janë klubi më i famshëm i motoçiklistëve nga Rusia.

Quhen “Ujqërit e Natës” dhe njihen si njerëzit e presidentit Vladimir Putin.

Madje janë në listën e sanksioneve të SHBA, për implikimin e tyre në aneksimin e Krimesë dhe në luftën në lindje të Ukrainës.

Tani këta rocker-a kanë marrë një shpërblim të jashtëzakonshëm: një territor prej 267 hektarësh në Krime, plus 25.4 milionë euro.

Për këtë dhuratë, ata do paguajnë një çmim simbolik, rreth 25 mijë euro.

Sipas Bild, ata do ngrenë aty një qendër sportive, për edukimin patriotik dhe sportiv të qytetarëve.

Opozita thotë se shefi i këtyre motoçiklistëve, Aleksandër Saldostanov, i njohur edhe si Kirurgu, ka marrë 65 milionë rubla nga qeveria.

Sipas opozitës, pas motoçiklistëve qëndron krimi i organizuar.

SHKARKO APP