Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 00:58 Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal Harry Kane është fituesi i Topit të Artë 2026, sipas informacionit të dhënë, duke lënë pas në garën për çmimin individual Kylian Mbappé dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Behgjet Pacolli
  • Arlinda Zekaj
  • Rasti Erjoni
  • Topi i Artë
  • Debat në Kuvend
  • Qyteti Studenti
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Behgjet Pacolli
  • Arlinda Zekaj
  • Rasti Erjoni
  • Topi i Artë
  • Debat në Kuvend
  • Qyteti Studenti
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Putini paralajmëron SHBA-të mbi planet për vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi në Gjermani

Aktualitet E diel, 28 Korrik 2024 17:25
Putini paralajmëron SHBA-të mbi planet për vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi në Gjermani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi të dielën Shtetet e Bashkuara se nëse Uashingtoni do të vendoste raketa me rreze të gjatë veprimi në Gjermani, atëherë Rusia do të vendoste raketa të ngjashme në distancë nga ku mund të goditet Perëndimi.
Shtetet e Bashkuara thanë më 10 korrik se do të fillonin vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi në Gjermani nga viti 2026, në kuadër të përgatitjeve të një plani për vendosjen afatgjatë të raketave SM-6, Tomahawk dhe pajisjeve të tjera luftarake.
Në një fjalim në Shën Petersburg, para marinarëve nga Rusia, Kina, Algjeria dhe India për të shënuar ditën e marinës në Rusi, Presidenti Putin paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se me një veprim të tillë rrezikojnë të nxisnin një krizë me raketa njësoj si në periudhën e Luftës së Ftohtë.
“Këto raketa, që në të ardhmen mund të pajisjen me mbushje bërthamore, mund të godasin objektivat në territorin tonë në 10 minuta”, tha zoti Putin.
“Ne do të marrim masa të ndërsjella duke marrë parasysh veprimet e Shteteve të Bashkuara, aleatëve të saj në Evropë dhe rajoneve të tjera të botës”.
Më herët zoti Putin ka paralajmëruar se Rusia do të fillojë prodhimin e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi dhe do të shqyrtojë se ku do t’i vendosë ato, pasi Shtetet e Bashkuara dërguan raketa të ngjashme në Evropë dhe Azi.
Presidenti Putin, i cili urdhëroi fillimin e sulmit ndaj Ukrainës në 2022, pretendon se lufta është pjesë e një përballjeje historike me Perëndimin, që sipas tij, ka poshtëruar Rusinë pas rënies së Bashkimit Sovjetik, duke ndërhyrë në atë që ai e cilëson sferë të ndikimit të Moskës. Ukraina dhe Perëndimi janë zotuar ta mundin Rusinë, e cila aktualisht ka nën kontroll 18 për qind të Ukrainës, përfshirë Krimenë dhe pjesë të 4 rajoneve në lindje të Ukrainës.
Rusia thotë se territoret, dikur pjesë e Perandorisë ruse, janë sërish pjesë e Rusisë dhe nuk do të lëshohen më kurrë.

Mund t'ju interesojë

Zgjedhjet në Serbi, Nazarko: Opozita u zhduk, Rama mund të bjerë më shpejt se Vuçiç

Zgjedhjet në Serbi, Nazarko: Opozita u zhduk, Rama mund të bjerë më shpejt se Vuçiç

Para 7 orësh
Minxhozi e quan tallava protestën studentore: Askush nuk thotë se çfarë kërkesash ka

Minxhozi e quan tallava protestën studentore: Askush nuk thotë se çfarë kërkesash ka

Para 7 orësh
Zgjedhjet në Serbi, Ministria e Jashtme: Gati të bashkëpunojmë, përgjegjësi normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën

Zgjedhjet në Serbi, Ministria e Jashtme: Gati të bashkëpunojmë, përgjegjësi normalizimi...

Para 8 orësh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal
Para 3 orësh

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal

”Topi i Artë”/ Luis De La Fuente fiton trofeun “Trajneri i Vitit”
Para 5 orësh

”Topi i Artë”/ Luis De La Fuente fiton trofeun “Trajneri i Vitit”

Lamine Yamal fiton trofeun ”Kopa” për herë të tretë! Lojtari i Barcelonës me rekord në ”Topin e Artë”
Para 5 orësh

Lamine Yamal fiton trofeun ”Kopa” për herë të tretë! Lojtari i Barcelonës me rekord në ”Topin e Artë”

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 6 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

Më të lexuarat

1 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 13 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

2 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 17 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

3 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 6 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

4 Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal
Para 3 orësh

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.