Pyetja e gazetares Klodiana Lala ndaj avokatëve të Belerit, PDIU: Respekt i thellë

PDIU-ja ka reaguar pas përplasjes që gazetarja Klodiana Lala pati me avokatët e Fredi Belerit, të cilët mbajtën një konferencë sot në Tiranë.

Lala iu drejtua atyre duke u kërkuar një koment për çështjen e pronave çame, koment të cilin asnjë prej tyre nuk e dha, por deklaruan se nuk ishin në Tiranë për ‘këtë punë’. Në reagimin e PDIU, shprehet respekt për gazetaren, e cila sipas tyre ka thyer heshtjen për Çamërinë.

”Respekt për gazetaren Klodiana Lala që sot theu heshtjen e medias për Çamërinë. Në konferencën për shtyp të avokatëve të Belerit, gazetarja i kërkoi pozicionimin e tyre ndaj kësaj plage genocidiale të një krahine të martirizuar. Si gjithmonë avokatët e të drejtave të njeriut Beleri heshtin përpara masakrave kolektive mbi shqiptarët e Çamërisë, ndërsa Vangjel Dule e cilëson abuzim me profesionin atë që në fakt na bën nder të gjithë shqiptarëve. Cilido qe ka gjak shqiptari ti bashkohet fushates #thyejheshtjenperÇamerine Respekti më i thellë për Klodiana Lalën”.

SHKARKO APP