Qaf-Shtamë/Me mbështetjen e GIZ mbillen 7000 fidanë, Klosi: Sa më shumë zona të gjelbëruara

Rreth 7000 pemë të reja u mbollën në Qafshtamë me mbështetjen e Qeverisë Gjermane përmes GIZ. Kjo iniciativë është pjesë e projektit “Mbështetje për Punë Publike”, zbatuar nga GIZ në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Projekti parashikon në total mbjelljen e rreth 20.000 pemëve në zonat e mbrojtura të Lurës, Qafështamës dhe Bunë-Velipojë, për të cilat u punësuan rreth 50 persona në nevojë ekonomike (19 prej tyre në Qaf-Shtamë).

“Në këtë zonë të dëmtuar nga djegiet e dekadave të fundit do të mbjellim 7 mijë fidanë të rinj pishë e zezë e cila do të jetë një projekt i implementuar nga vet banorët e zonës, pasi projekti është për ndihmë të komunitetit dhe për punësim të banorëve të zonës. Është një moment për të folur shumë për ndryshimet klimatike e gjithë bota edhe në kuadër të pandemisë po flet për problematikat e mjedisit dhe ne do të duhet të bëjmë detyrën tonë”, tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Dje kaloi ligji i ri për ndryshimet klimatike na detyron që gjithmonë e më shumë të mendojmë për sa më pak efekte negative në mjedis, dhe sa më shumë mbjellje dhe sa më shumë gjelbërim sa më shumë ndryshime në industritë tona dhe sa më shumë veprime të cilat shojnë në mbrojtje të mjedisit.

“Kjo iniciativë është në kuadër të mbështetjes së qeverisë gjermane për zbutjen e efekteve të pandemisë dhe njëkohësisht zbatimin e masave përshtatëse ndaj ndryshimeve klimatike. Paralelisht me mbjelljen në zonat e mbrojtura, është punuar edhe për pastrimin e kanaleve në katër bashki të Shqipërisë duke injektuar kështu rreth gjysmë milioni euro në ekonominë shqiptare përmes punësimit afatshkurtër të rreth 50 personave dhe mbjelljes se 20 mijë fidaneve”, tha Merita Meksi, zv/menaxhere e programit të klimes.

Projekti u zbatua në kuadër të mbështetjes që Qeveria Gjermane po jep për zbutjen e pasojave të Covid-19, nëpërmjet programit “Përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike nëpërmjet menaxhimit të rrezikut ndaj përmbytjeve në Ballkanin Perëndimor”.

Fjala e plotë e Klosit

Me mbështetjen e Qeverisë gjermane nëpërmjet programit GIZ dhe Agjencisë së Zonve të Mbrojtura për të mbjellë 20 mijë fidanë pemësh dhe këtu në zonën e Qaf Shtamës, në këtë zonë të dëmtuar nga djegiet e dekadave të fundit do të mbjellim 7 mijë fidanë të rinj pishë e zezë e cila do të jetë një project i implementuar nga vet banorët e zonës, pasi projekti është për ndihmë të komunitetit dhe për punësim të banorëve të zonës.

Është një moment për të folur shumë për ndryshimet klimatike e gjithë bota edhe në kuadër të pandemisë po flet për problematikat e mjedisit dhe ne do të duhet të bëjmë detyrën tonë. Jemi në pyllin e Qaf-Shtamës një zonë që në këtë periudhë të dimrit duhet të ishte e mbuluar nga dëbor dhe këtu dielli shkëlqen edhe një nga efektet më të dukshme janë procesionarja, i cili tashmë përsëri është aktiv në këto pyje me pisha.

Ne do të vazhdojmë të bëjmë luftën tonë biologjike por do të duhet ti bëjmë gjithmonë e më shumë thirrje shoqërisë edhe të gjithë faktorëve të vendit tonë për më shumë vëmendje për gjelbërimin e Shqipërisë në detyrat tona që kemi në kuadër të Konventave Ndërkomëbtare që kemi nënshkruar dhe ligji I ri që kaluam dje për ndryshimet klimatike na detyron që gjithmonë e më shumë të mendojmë për sa më pak efekte negative në mjedis dhe sa më shumë mbjellje dhe sa më shumë gjelbërim sa më shumë ndryshime në industritë tona dhe sa më shumë veprime të cilat shojnë në mbrojtje të mjedisit.

Sot po mbjellim 7 000 fidanë të reja pishe këtu dhe do të vzhdojmë me të gjithë zonat tona të mbrojtura por do të duhet po ashtu ti bëjmë një thirrje të fortë bashkive që tashmë me ligjin e ri të pyjeve e kanë pronë 100 për 100 pyllin të tyre dhe pylli nuk duhet parë vetëm si një asset për të realizuar ngrohjen e komunitetit, ajo është shumë e rëndëishme por pylli duhet parë si një pasuri e madhe dhe mbrojtja e pyllit dhe rigjenerimi I pyjeve është një detyrë funksionale e të gjithë ne.

SHKARKO APP