Qafoku: Nexhmia luajti rol vendimtar në komunizëm. Duhet të kërkonte falje si Liri Belishova
Gazetari Roland Qafoku foli në një lidhje direkte për studion e lajmeve të Ora News, duke komentuar ndarjen nga jeta të Nexhmie Hoxhës ish-bashkëshorten e diktatorit, Enver Hoxha. Qafoku beson se Nexhmia ka pasur një rol të rëndësishmë në vendimarrjen e bashkëshortit të saj në lidhje me ngjarjet e regjimit komunist.
Roland Qafoku: Nexhmie Hoxha është pjesë e studimit të figurës së Enver Hoxhës, nuk mund ta studiosh si pjesë më vete. Ajo ka qenë një njeri shumë i rëndësishëm në vendimarrjet e tij. Në librin e tij, Isuf Kalo, gati e veçon Nexhmies. Por mua më rezulton se ajo ka luajtur një rol vendimtar në komunizëm.
Më tej, tregoi edhe disa detaje rreth një interviste që pati zhvilluar me Nexhmie Hoxhën disa vite më parë. Ai tha se kishte dilemën nëse duhet ta intervistonte apo jo. Por, edhe pse me disa kufizime, Qafoku tha se vendosi ta intervistonte. Ndërkohë, ai theksoi se Nexhmia nuk kërkoi kurrë falje për komunizmin, ashtu siç bëri Liri Belishova.
Roland Qafoku: Unë e kam intervistuar Nexhmie Hoxhën. Unë kam qenë në dilemën që duhet ta realizoja intervistën apo jo. Në fund vendosa ta intervistoja. Ne sot nuk kemi një intervistë me Enver Hoxhën. Nexhmie Hoxha ishte një personazh shumë i vështirë për ta intervistuar. Ajo nxori në pah shumë elementë të saj. Ajo nuk kërkoi asnjëherë falje për ato që ndodhën në këto vjet. Personazhi që ka thënë me gojën plotë ka qenë Liri Belishova, ajo më tha: shqiptarë më falni për atë që kemi bërë. Nexhmie Hoxha nuk e tha asnjëherë këtë.
Qafoku u shpreh më tej se Nexhmia nuk mbrojti as shoqet e veta gjatë regjimit, duke lejuar që shumë prej tyre përfunduan të internuara. Ai tha se nëse Nexhmia do t`ia kishte kërkuar një gjë të tillë Enverit, ai do ta kishte bërë.
Roland Qafoku: Fakti që Liria kërkoi falje për sistemin e kishte përmbysur për të atë sitem. Ato ishin vajzat më të emancipuara në Shqipëri pasi kishin përfunduar institutin “Nëna Mbretëreshë”. Në librin e tij Isuf Kalo thotë se edhe vetë Nexhmia kishte frikë nga Enver Hoxha. Nëse Nexhmia do kishte ndikuar qoftë dhe në një rast të vetëm që një shoqe e saj të mos përndiqej, Enver Hoxha nuk do e kishte bërë. Por unë besoj se Nexhmia nuk e bëri këtë.
Ajo kishte detyrë shumë të rëndësishme, drejtonte institutin e studimeve Marksiste Leniniste. Mua nuk më rezulton se ajo habitej nga veprimet e Enver Hoxhës. Ajo kishte një kthjelltësi, mbante mend data ngjarje, dhe nuk e ndryshonte asnjëherë atë që kishte thënë më parë. Nexhmia ka marrë disa etiketime në Shqipëri. Ata ishin komunist të bindur. Ata ishin të bindur komunistë dhe kaq. Kështu ishte rregulli në atë kohë.