Qarku i Elbasanit i përfshirë nga reshjet e borës dhe të shiut, policia: Bëni kujdes në lëvizje
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka rritur prezencen e shërbimeve të Policisë në akset rrugore urbane e rurale, për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dëborës, me qëllim për t’iu ardhur në ndihmë dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve.
Aktualisht aksi rrugor Prrenjas-Qafë Thanë është përfshirë nga reshje dëbore, dhe nuk do të lejohen që automjetet të kalojnë pa goma dimërore dhe pa zinxhirë.
Njëkohësisht po bashkëpunohet me pushtetim vendor dhe firmat kontraktuese për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe për shpërndarjen e kripës.
Policia Rrugore e Elbasanit apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimëror, të ndjekin udhëzimet e shërbimeve tona të Policisë Rrugore.