Qarku i Korçës mbulohet nga bora, policia kthen makinat pa zinxhirë
Reshjet e dëborës kanë përfshirë gjithë qarkun e Korçës. Gazetarja Ledjona Xheladinaj raporton se bora e para ka rënë edhe në qytet. Në akset nacionale deri më tani situata nuk paraqitet problematike, veç Qafës së Qarrit dhe aksit Korçë-Dardhë. Bllokim të rrugëve ka edhe në zona të thella si fshati Panarit dhe Lekasi.
Ndërkohë për të shkuar në fshatin turistik të Dardhës janë të nevojshme gomat dimërore apo zinxhirët. Policia rrugore është duke kthyer automjetet që nuk janë të pajisura për kushtet e borës.
Në këtë qark ka pasur edhe probleme të furnizimit me energji elektrike në disa fshatra të Kolonjës apo Devollit. Për të rregulluar defektet, grupe të OSHEE ndodhen në terren.