QARKU SHKODËR dhe rezultatet finale/ Fitore galopante e Benet Becit, kurse Berisha fiton në 2 bashki
Pas 32 vitesh, bashkia e Shkodrës do të drejtohet nga PS-ja, kjo me Benet beci që arriti që të thyejë PD-në me një rezultant galopant. Shkodra ishte një prej synimeve të Ramës në këto zgjedhje, duke qenë se socialistët nuk e kishin drejtuar asnjëherë qytetin që pas rënies së komunizmit. Beci ka marrë deri më tani 34302 vota dhe rivali i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia ka marrë 22678 vota.
Në Malësi të Madhe, është në avantazh PS-ja me kandidatin Tonin Marinaj që ka marrë mbi 4048 vota përballë rivalit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Isa Ramaj me 2656 vota.
Në Fushë-Arrëz ka fituar koalicioni “Bashkë Fitojmë”, me kandidatin Hil Curri që ka marrë 2693 vota.
Në Pukë ka fituar koalicioni “Bashkë Fitojmë” me kandidatin Rrok Dodaj me 3480 vota.
Në Vaun e Dejës fitoi PS-ja me kandidatin Kristian Shkreli që ka 8271 vota.