Qarkullonin të armatosur me kallash, arrestohen në flagrancë 2 persona

Policia në Elbasan ka arrestuar dy persona, pasi janë kapur me armë pa leje. Efektivët lajmërojnë se në pranga kanë rënë shtetasit A.K dhe R.S, pasi në automjet iu janë gjendur një armë kallashnikov me municion luftarak.

“Në kuadër të operacionit, shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguara gjatë hetimit proaktiv, kanë ndaluar për kontrolle, në rrugën “Iliaz Kosova”, automjetin me drejtues shtetasin A. K., 32 vjeç (i dënuar më parë në Gjermani), dhe me pasagjer shtetasin R. S., 30 vjeç (me precedent për plagosje dhe për kundërshtim të punonjësve të Policisë)”, thuhet në njoftim.

SHKARKO APP