Qarkullonte me “Benz”-in e blinduar, policia i bllokon automjetin Safet Bajtrit në Shkodër

Policia e Shkodrës ka ndaluar mbrëmjen e sotme Safet Bajrin, teksa udhëtonte me një mjet të blinduar.

Sipas uniformave blu, rezultoi se Bajri qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.

Sipas bluve, ndaj tij u vendos gjobë si dhe bllokimi i automjetit tip “Mercedes Benz”.

“Shërbimet e Policisë, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, shoqëruan në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar.

Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi S. B. alias S. R., banues në fshatin Dobraç, Shkodër, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.

Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor, si dhe u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Mercedes Benz” dhe do nisin procedurat e konfiskimit”, njoftoi policia.

SHKARKO APP