“Qarqe nga partia e Merkelit ngurrojnë t’ju japin “OK” për negociatat”, Rama zihet ngushtë nga pyetja e gazetares së DW. Ja çfarë thotë

Kryeministri Edi Rama flet në një intervistë për DW për dyzimet gjermane ndaj konferencës së parë për negociatat me BE, zgjedhjet në Shqipëri dhe rolin si kryetar i radhës i OSBE-së.

DW: Megjithatë, qarqe nga grupi CDU/CSU në Parlamentin Gjerman ngurrojnë të fillojnë negociatat me Shqipërinë, pasi janë të zhgënjyer nga ndryshimi i Kushtetutës që u bë menjëherë pas arritjes së marrëveshjes zgjedhore me ndërhyrje të fortë nga pala ndërkombëtare.

Edi Rama: Gjermania është një vend demokratik. Ka vend për të gjithë zërat. Ajo që unë besoj është që, në konkluzion, ne kemi bërë gjënë e duhur për vendin tonë, kemi bërë gjënë e duhur për sistemin zgjedhor, dhe kemi bërë gjënë e duhur në funksion të ambicies sonë për të konsoliduar më tutje procesin zgjedhor dhe procesin demokratik. Dhe jam i bindur që, pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme që janë absolutisht legjitime, kjo nuk do të përbëjë asnjë arsye për të pasur ndonjë rezervë mbi Shqipërinë.

SHKARKO APP