Qasje e re në trajtimin e të sëmurëve të shëndetit mendor

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka pritur në një takim presidentin e “Akademisë Papnore për Jetën” në Vatikan, Imzot Vincezo Paglia.

Në këtë takim u nënshkrua marrëveshja për reformën e shëndetit mendor që kthen vëmendjen tek deinstitucionalizimi, për përmirësimin e trajtimit të të sëmurëve me probleme të shëndetit mendor, nga spitalet psikiatrike, në shtëpi-familje.

Kjo marrëveshje do të ndihmojë në reformën e shëndetit mendor nëpërmjet trajnimeve të vazhdueshme të stafeve, ndjekjen e të sëmurëve nga mjekë të specializuar nga Italia dhe mbështetje për riintegrim e tyre në familje dhe shoqëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Imzot Vincezo Paglia është një prej themeluesve të komunitetit San’t Egidio dhe aktualisht drejton Akademinë Papnore për Jetën në Vatikan.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?