Qejfmbetje me Ramën? Damian Gjiknuri: Kisha qasje tjetër për listën. Në qarkun Vlorë do të marrim 9 mandate

“Tërmet” në jug dhe rezultat më të mirë se në vitin 2021 ka parashikuar Damian Gjiknuri për Partinë Socialiste. Ai është në listën e hapur të socialistëve, ku theksoi në ”A2cnn” se PS synon të fitojë 9 mandate në qarkun e Vlorës.

”Fushata sa vjen dhe bëhet më intensive, por gara e vërtetë fillon pak më vonë. Jugu është zonë sizmike ku takohen pllakat tektonike dhe efektet politike do të ndihen. Mendoj që do të jetë më mirë se viti 2021, me çfarë shoh në terren dhe me analizën time elektorale PS do arrijë minimalisht atë që ka patur në 21 dhe mendoj se do të jetë më lart. Lista e kandidatëve ka një gamë të gjerë zgjedhjesh ka njerëz që nuk vijnë vetëm nga politika. Të gjithë pjesa e elektoratit që mbështet PS e kanë një zgjidhje. Kjo është e mira e kësaj liste dhe mendoj që nëse kjo formulë funksion në harmoni. PS ka një shans shumë të mirë për të kapur 9 mandate”.

Në lidhje me kandidimin në listën e hapur të PS-së, Gjiknuri ka deklaruar se nuk ka pasur dyshime për përfshirjen e tij. Nga ana tjetër pranon se ka pasur qëndrim ndryshe për listat e mbyllura, të cilat sipas tij duhet të përfshinin politikanë me eksperiencë, ndryshe nga Rama.

”Në politikë gjithçka ndodh. Nuk besoj që nuk do të isha se jam i bindur që jam shumë aktiv dhe PS ka nevojë për përfaqësimin tim. Unë kam pasur qasje tjetër dhe argumentim tjetër për listat e kandidatëve. E kam thënë që në listat e mbyllura të ishin politikanë me eksperiencë duke krijuar gjenerimin pjesor me listat e hapura, por kryetari është natyrë eksperimentale. Për mua është e panatyrshëm se kam qenë drejtues, dhe me kuota të larta, por duke qenë që jam në qarkun e Vlorës kam shumë njohje”.

SHKARKO APP