Qëllohet me armë drejt një banese në Grudë të Shkodrës, dyshimet e policisë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Grudë të Shkodrës, ku në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë drejt një banesë.

Burimet policore kanë bërë me dije se zjarri është hapur nga dy persona, ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i tyre si dhe rrethanat e ngjarjes.

Po ashtu mësohet se fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

SHKARKO APP