Qëllohet me armë drejt një lokali në Novoselë, policia jep detaje

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në Vlorë. BalkanWeb mëson se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit me inicialet Gj.N.

Policia konfirmon se fatmirësisht nuk ka persona të plagosur.

NJOFTIMI I POLICISE

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 21.04.2021, rreth orës 18:30, në fshatin Poro, Novosel, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit Gj. N.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes, si dhe mbledhjen e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?