Qëllohet me armë makina e kryeplakut në Vlorë

Makina tip Mercedes ML, ndaj të cilës u bë atentati sot pasdite në Vlorë, është në emër të kryeplakut të fshatit Kaninë.

Makinën, Astrit Aliraj ia kishte lënë në përdorim të birit Juxhino Todi (me mbiemër te ndëruar) ndërkohë që një person me (xhup të zi) e ka ndjekur me vrap dhe në momentin që 24-vjeçari ka ndaluar ka shtënë disa herë në drejtim te makinës tip ML, për fat të mirë 24-vjeçari ka mundur t’u shmanget plumbave dhe ka ikur me vrap.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:55, në lagjen “10 Korriku”. Policia ka ngritur postoblloqe për kapjen e dy personave, si atentatorit me inicialet L.M, ashtu edhe 24-vjeçarit Juxhin Todi.

SHKARKO APP