Qëllohet me armë zjarri 36-vjeçari në Dimal

Një 36-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në pas një sherri për motive të dobëta. Sipas uniformave blu, ka rënë në pranga 50-vjeçari i cili ka qëlluar më armë zjarri në këmbë shtetasin me inicialet E.F., 36 vjeç.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në fshatin Arrëz, Dimal. Policia bën me dije se i plagosuri është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacioni e Policisë Dimal, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N.T., 50 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Dimal, pasi në ambientet e një lokali në lagjen “4 Shtatori”, Dimal, për motive të dobëta, ka goditur me armë zjarri në këmbë shtetasin E.F., 36 vjeç, banues në Dyshnik, Berat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtetasi i dëmtuar mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat, pa probleme për jetën dhe u largua për në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme”-njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?