Qëllohet me armë zjarri në mes të ditës kundër një makine në Fushë Krujë (Detaje)

Persona të pa identifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz mesditën e sotme në fshatin Bilaj të Krujës. Nga të shtënat me armë zjarri nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia deklaron se po punon për të identifikuar dhe arrestuar autorët e ngjarjes.

“Më datë 06.09.2018, rreth orës 01:10, në fshatin Bilaj, Krujë, në breg të lumit, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Benz”, i cili drejtohej nga shtetasi B. H. Nuk ka lëndime në njerëz. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”- njofton policia.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?