Qëllohet me armë zjarri në mes të Tiranës
Një 30-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në zonën e Myslym Shyrit, në Tiranë. ”Sot rreth orës 11:30 në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri një shtetas, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, pranë një objekti në rikonstruksion. Shtetasit i është dhënë ndihma e parë dhe u transportua në spital për ndihmë të specializuar. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”,-thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

