Qëllohet me armë zjarri, plagoset 63 vjeçari nga Kurbini
Një 63 vjeçar nga Kurbini ka mbetur i plagosur rëndë pasi është qëlluar me armë zjarri nga disa persona të paidentifikuar. N.K është dërguar menjëherë në spital ku është nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që gjendja e tij mbetet ende kritike.
Ndërkohë që policia po vijon punë për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Me datë 17.08.2017, është njoftuar Salla e Komandimit Kurbin, se në urgjencën e spitalit Laç, është dërguar i plagosur me armë zjarri një shtetas.
Menjëherë është formuar grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes, ku nga hetimet paraprake ka rezultuar, se i plagosur ka mbetur shtetasi N.K. 63 vjeç, banues në Kurbin, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

