Qëllohet një Range Rover në Shkodër, shoferi shpëton dhe Ikën me vrap

Katër plumba janë qëlluar mesditën e sotme ndaj një Range Rover në lagjen Partizani në Shkodër. Bëhet me dije se u qëllua ndaj automjetit në pronësi të S.Kajoshit.

Personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër teksa po lëvizte me Range Rover ka qenë A. Kajoshi, djali i S. Kajoshit, i cili është pronar me letra i makinës. Menjëherë pas të shtënave, ka braktisur makinën dhe është larguar.

Sakaq, është bërë i mundur edhe identifikimi i autorit të të shtënave me armë ndaj A. Kajoshit. Bëhet fjalë për A. Bruçin, të cilit i është bërë një atentat dy vite më parë, por që mundi t’i shpëtojë.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje, në pronësi të shtetasit S.K.

Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit.

SHKARKO APP