Qëlloi mbi 30-vjeçarin dhe u zhduk, zbardhen detajet e sherrit në Vlorë (VIDEO)

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë ku mbeti i plagosur një shtetas.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia në abmientet e një lokali dhe paraprakisht i plagosur ka mbetur nje 33 vjecar i identifikuar si Roland Danaj, nga Llakatundi i Vlores.

Autori është larguar menjëhere pasi ka shtënë mbi të riun.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë

Swiss Digital Mobile Reklama

Më datë 16.05.2018, rreth orës 11:40, në lagjen “Pavarsia”, brenda ambienteve të një lokali pas një konflikti kanë plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin R.D., 30 vjeç, banues në Llakatund.

Shtetasi i plagosur është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri pistoletë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

https://www.facebook.com/onetvhd1/videos/236012766952787/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?