Qëlloi me armë gruan dhe e hodhi në gropë/ Policia e Maliqit shpall në kërkim 55-vjeçarin
Policia ka dhënë detaje nga vrasja e 46-vjeçares në fshatin Zëmblak të Maliqit, ngjarje e cila ndodhi mbrëmjen e djeshme.
Blutë bëjnë me dije se kanë shpallur në kërkim bashkëshortin e viktimës, 55-vjeçarin me iniciale Gj.M.
Ky i fundit, pas një konflikti për motive të dobëta, i mori jetën bashkëshortes së tij, të cilën e qëlloi me armë zjarri dhe më pas e hodhi në një gropë septike, pranë banesës së saj.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme i cili bën fjalë për një vrasje të ndodhur në fshatin Zëmblak, Maliq, ju informojmë se:
Specialistet e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Personit të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me këtë ngjarje referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Gj. M., 55 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij shtetasen L. M., 46 vjeçe, të cilën më pas e ka hedhur në një gropë septike, pranë banesës së saj.
Nga ana e Policisë po vijon puna intensive për kapjen e autorit të dyshuar dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
KOHA JONË SONDAZH

