Qëlloi me armë për ta vrarë një shtetas 20 vite më parë, ekstradohet nga Athina

Një 56 vjeçar nga Dibra është ekstraduar nga Athina në drejtim të Tiranës, nën akuzën e një vrasjeje në tentativë rreth 20 vjet më parë.

I ekstraduari është shtetasi Hashim Isufi.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 18 vite burg për veprat penale “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë”, dhe” Armëmbajtje pa leje””, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia sqaron se ky shtetas në datën 05.03.1998, në fshatin Ferraj / Tiranë, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë duke e plagosur rëndë shtetasin L. V., me armë zjarri të llojit pistoletë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?