Qëlloi ndaj policisë, i gjenden mbi 13 mijë fishekë në banesë

Policia ka bërë të ditur se ka gjetur municione të shumta dhe kanabis në banesën e Josif Kavajës në Elbasan, i cili u arrestua një ditë më parë, pasi kishte qëlluar edhe ndaj efektivëve, por fatmirësisht pa të lënduar.

Sipas policisë, në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 13500 fishekë model 56, një kuti me 70 fishekë pistolete, 30 granta difesive, rreth 2 kilogram kanabis sativa dhe një sasi me fara kanabis.

Në momentin e arrestimit, policia gjeti dhe sekuestroi edhe armën e zjarrit me të cilën ky shtetas qëlloi mbi policinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?