Qëllojnë me Kallashnikov në ajër, pranga 4 të rinjve në Berat

 

Katër të rinjë nga Berati kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë qëlluar me armë zjarri tip Kallashnikovë në ajër.

Nga Seksioni për Krimet në Policinë e Beratit u bë arrestimi i shtetasve të mëposhtëm:

1. Florjan Qato, 25-vjeç, banues në Roshnik,

2. Sajmir Qato, 27-vjeç, banues në Roshnik,

3. Briken Qato, 24-vjeç, banues në Roshnik,

4. Elton Qato, 19-vjeç, banues në Roshnik.

Katër shtetasit e lartëpërmendur janë vënë nën arrest pasi në vendin e quajtur “Kthesa e Roshnikut” kanë qëlluar në ajër me armë zjarri tip Kallashnikov.
Nga blutë e Betarit në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestraur në cilësinë e provave materiale:

* një armë zjarri tip Kallashnikov,
* si dhe 33 gëzhoja.

Materialet në ngarkim të të arrestuarëve Qato do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtaj paleje e armëve luftarake dhe e municioneve” dhe “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim.

SHKARKO APP