Qëllon me armë në ajër, arrestohet adoleshenti

Një 17-vjeçar nga Shkodra është arrestuar mesditën e së shtunës pasi kishte qëlluar në ajër me armë zjarri. Nga sa raportohet ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50 të shtunës në fshatin Bardhaj.

Menjëherë janë nisur forca të shumta të Policisë, ku falë veprimeve të shpejta u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit N. P, 17-vjeç. Policia ka gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit Automatik model 56, me një krehër me fishekë, me të cilën dyshohet se ka qëlluar 17-vjeçari.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 7 gëzhoja. Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të metejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?