Qemal Lame i përgjigjet analistit Fatos Lubonja pasi e quajti ‘kryekriminel’: Isha në ‘gojën e ujkut’, nuk e ndjej veten mirë për atë të kaluar
Me polemika të forta u shoqërua libri ‘Dritë Hijet e kohës”. Analisti Fatos Lubonja, ndërsa ngrinte pikëpyetjet e tij mbi atë çfarë shkruhej nga ish-kryehetuesi Qemal Lame, e etiketoi këtë të fundit edhe si kryekriminel të kohës.
Në emisionin “Kjo Javë” ish kryehetuesi Lame, ka një përgjigje për analistin Lubonja, ndonëse shprehet se zbaton parimin e tij se nuk ka për të kundërshtuar personat që kanë qenë të dënuar dhe të përndjekur politikë.
“Unë me dëshirë dhe me dhimbje e kuptoj atë periudhë që ai ka kaluar, do të kisha shumë dëshirë nëse do ishte mundësia, por kjo është e parealizueshme, që t’i ktheja atë periudhë që ai ka kaluar, por nuk dua ta rëndoj. E kam parasysh dhe e zbatoj parimin që nuk kam për të kundërshtuar personat që kanë qenë të dënuar dhe të përndjekur politikë. Dhe këtë duhet të më kuptojnë të gjithë për vetë funksionet që kam patur dhe për vetë raportet që kam. Unë i them Fatos Lubonjës të shohë dokumentat, dhe në bazë të dokumentave të krijojë bindje” shprehet Lame.
Dua t’ju sjell në vëmendje shkrimet e z.Lubonja. Nuk ju mbështet, madje tregohet i ashpër, ju quan ‘përgjegjës’ apo ‘kryekriminel’, si do i përgjigjeshit ju?
Unë që të jem i sinqertë me popullin shqiptar, dua t’ju them që në radhë të parë unë shikoj përgjegjësine time për të kaluarën dhe nuk e ndjej veten mirë për atë të kaluar.
E dyta, Fatos Lubonja e të tjerë është një person i dënuar, unë me dëshirë dhe me dhimbje e kuptoj atë periudhë që ai ka kaluar, do të kisha shumë dëshirë nëse do ishte mundësia, por kjo është e parealizueshme, që t’i ktheja atë periudhë që ai ka kaluar, por nuk dua ta rëndoj. E kam parasysh dhe e zbatoj parimin që nuk kam për të kundërshtuar personat që kanë qenë të dënuar dhe të përndjekur politikë. Dhe këtë duhet të më kuptojnë të gjithë për vetë funksionet që kam patur dhe për vetë raportet që kam. Unë i them Fatos Lubonjës të shohë dokumentat, dhe në bazë të dokumentave të krijojë bindje. Ai ka thënë edhe për djalin e Mehmet Shehut edhe për të tjerë, unë nuk e kam hetuar atë, nuk kam patur në kompetencë dhe nuk kam patur dijeni, ndaj e sqarova problemin e komplotit. Edhe cështjet e tjera që ngre ai janë cështje të pabazuara. Do i lutesha medias, e të tjerëve nëse do të kenë interes të shohin dosjen time të të përndjekurve si të përndjekur nga Sigurimi i Shtetit. Jam gati që ajo të botohet, që të marrin vesh njerëzit se si ndiqeshin edhe ata që mendoheshe se mund të ishin të afërt ose të privilegjuar por që të ishe në atë detyre atëherë, ka qenë një detyre jashtëzakonisht e rëndë, ishe në ‘gojën e ujkut’ dhe që të dilje i pastër në atë periudhë duhet të ishe jashtëzakonisht i kujdesshëm. Për ato që ai përmend unë i rekomandoj që të lexojë materialet e shtypit, botimet që janë bërë, të lexojë se kur jam emëruar unë në hetuesinë e përgjithshme, të shikojë dosjet e atyre personave për të cilët ai flet, unë nuk kam qenë pjesë e atyre proceseve dhe nëse ai do të ketë kurajon të reflektojë, të reflektojë. Njëkohësisht do i thosha të ndryshojë mendimin për Ismail Kadarenë. Unë Ismail Kadarëne, nuk e kam mbështetur si Ismail Kadare, por si personalitetin më të shquar shqiptar në kohët e sotme pas Nënë Terezës. Është personi që është përkthyer në 45 gjuhë të botës, është njeriu që kudo që të shkosh në Botë të flasin për Ismail Kadarenë, e para.
E dyta, nëse do kisha kontakte me të, do i thosha pa asnjë rezervë, duhet të dijë secili që për këto libra kam patur dëshirë që t’i botoj në atë kohë, por kam patur edhe shumë probleme në familjen time. Të afërmit e mi nuk donin që unë të merresha me këto shkrime. Presioni ka qenë jashtëzakonisht i madh.