Qendër e re shëndetësore për banorët e fshatit Babunjë

Banorët e fshatit Babunjë në njësinë Administrative Gradishtë, Lushnjë, kanë tashmë një qendër të re shëndetësore. Në ceremoninë e përurimit të kësaj qendre, që u mundësua nga fondacioni “Mirësia”, ishin të pranishëm kryetari i këtij fondacioni Korab Kaja, kryetari i bashkisë Divjakë Fredi Kokoneshi, Sokol Krasniqi Imam i xhamisë Babunjë dhe njëkohësisht përfaqësues i Fondacionit “Mirësia” për zonën, Gramos Blliku Myfti i rrethit të Lushnjës, stafi i Qendrës Shëndetësore si dhe banorë të zonës. Fondacioni “Mirësia” ushtron aktivitetin e tij në gjithë Shqipërinë. Ndihmesa e tyre fokusohet kryesisht tek jetimët ku mbi 4500 prej tyre marrin ndihmë sociale. Ky fondacion ka ndërtuar shkolla, ambulanca, qendra kulturore, puse uji per nevojtarët, projekte rimëkëmbjeje në disa zona të varfra rurale, ndërtime të disa shtëpive për familje në nevojë, gjithashtu ndihma për familjet e zonave të përmbytura.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?