Qendër teknologjike në Kashar, parashikohen 7 mijë vende pune

Për zgjerimin e gamës së industrive operuese në treg, por dhe tërheqjes së investimeve të huaja në treg, do të ndërtohet në zonën e Kasharit qendra teknologjike ”TEDA”. Sipas planit të biznesit të publikuar në fletoren zyrtare, TEDA TIRANË e konsideruar një park teknologjik, do të bëj bashkë në një zonë të vetme me në fokus industrinë e automobilave, por dhe atë të pajisjeve elektronike, farmaceutike, agropërpunuese dhe turizmin.

“Përfituesit do të jenë të gjithë sektorët pasi teknologjia gjen zbatim kudo. Në edukim, Fintech, mundësi në turizëm përmes teknologjisë dhe gjithashtu zhvillim i lartë edhe në sektorin e bujqësisë dhe teknologjisë”, tha Hatixhe Bylykbashi, eksperte në fushën e sipërmarrjes.

Synimi i një parku teknologjik të tillë në planin e përgatitur përfshin prodhimin e një sërë produktesh të munguara për tregun por dhe nxitjen e prodhimit dhe për tregun ndërkombëtar duke rritur kështu konkurueshmërinë. E pozicionuar mes Kasharit dhe Vaqarrit, me një hapësirë mbi 35 hektarë, në afërsi të Portit Durrës dhe Aeroportit të Tiranës, me një investim të pritshëm prej 103 milionë Euro, TEDA Tirana parashikohet të hapë 5-7 mijë vende pune.

“Zhvillim shumë i madh i teknologjisë ku do të bëjë bashkë shumë aktor, sipërmarrja, sistemi i edukimit, kërkimi shkencor dhe institucionet publike për të lehtësuar zhvillimin e këtyre parqeve.” Krijimi i një zonë të teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik me standard perëndimor pritet t`i kushtoje buxhetit te shtetit rreth 1.3 mld leke. Zona ekonomike në Ballkanin perëndimor numërohen rreth 23 të cilat kanë tërhequr mbi 210 investitorë të huaj.

SHKARKO APP