Qendra 1 ditore në Kamëz, Manastirliu u shërben drekën të moshuarve (FOTO)

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i ka shërbyer drekën të moshuarve në qendrën polivalente të Kamzës. Ministrja ka sjellë në vëmendje nënë Dashamiren e cila jeton e vetme dhe pa përkrahje.

Ajo vjen çdo ditë në qendrën ditore në Kamëz, ku veç vaktit të ngrohtë gjen edhe bashkëmoshatarë për të shkëmbyer dy fjalë, siç thotë ajo, si dhe aktivitete të ndryshme për të kaluar kohën e lirë. Si nënë Dashamirja, marrin shërbime çdo ditë rreth 30 të moshuar në vështirësi.

Sipas ministres, me Fondin Social, bashkitë kanë një mundësi më shumë për të ngritur rishtazi qendra sociale për grupet në nevojë, aty ku sot mungojnë këto shërbime, apo për t’i zgjeruar në ato bashki që ofrojnë shërbime për fëmijët, gratë, personat me aftësi ndryshe e të moshuarit në nevojë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?