Qendra e parë ditore për fëmijët e Matit
Bashkia Mat ka hapur sot qendrën e parë ditore që u vjen në ndihmë fëmijëve të Matit. Qendra ditore për fëmijët është hapur sot me një ceremoni ku merrte pjesë kryetari i bashkisë Mat, Agron Malaj dhe përfaqësues të pushtetit vendor. Kryetari i bashkisë Mat, Agron Malaj tha se ”kjo qendër u shërben fëmijëve që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike dhe fëmijëve që i kanë të dy prindërit në punë dhe nuk ka kush të kujdeset për ta”. ”Në këtë qendër ata kanë mundësi të bëjnë detyrat e shtëpisë, të luajnë, të lexojnë dhe të kenë vakt ushqimi. Me qendër tek Pallati i Sportit dhe në bashkëpunim me motrat Dorotea, të cilat do të kujdesen për çdo shërbim, kjo qendër aktualisht ka 50 fëmijë”.
KOHA JONË SONDAZH

