Qendra e re Shëndetësore në Vorë drejt përfundimit, shërbime cilësore dhe me standarde për 36 mijë banorë
Rehabilitimi i Qendrës Shëndetësore Vorë është drejt përfundimit, e cila do të ofroj një standard të ri shërbimi për 36 mijë banorët e kësaj bashkie. Kjo qendër do të ofrojë shërbim 24 orë për banorët e kësaj zone.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu shprehet se, “rehabilitimi i Qendrës Shëndetësore Vorë është drejt përfundimit. Qendra e transformuar do të ofrojë shërbim socio-shëndetësor cilësor dhe me standarde, për të gjithë banorët”.
“Pas rehabilitimit të 80 qendrave shëndetësore, përfundojmë këtë vit rindërtimin e 100 të tjerave në të katër anët e vendit”, tha ministrja Manastirliu.
Qendra Shëndetësore Vorë do të ofroj kontrollin mjekësor bazë, gjithë paketën e kujdesit parësor, shërbimin e radiologjisë dhe urgjencë mjekësore 24 orëshe për banorët.