Qendra e vaksinimit në Lezhë, kaos dhe grumbullim nga të moshuarit

Në Lezhë po vijon procesi i vaksinimit, por këtë të premte të moshuarit u grumbulluan në të njëjtin orar, duke shkeluar kështu masat anti-covid.

Të moshuarit ishin njoftuar të gjithë për t’u paraqitur në të njëjtin orar dhe kjo shkaktoi kaos në qendrën ku po kryhet procesi.

Për të shmangur grumbullimet ndërhynë edhe efektivë të policisë. Pas disa orësh pritje disa prej të moshuarve dhe familjarët e tyre u larguan për t’u paraqitur një ditë tjetër.

Vaksinimi në Lezhë nisi të enjten për moshën e tretë ndërsa stafet mjekësore të këtij qyteti u imunizuan me dozën e parë në qendrën e vaksinimit në Shkodër.

SHKARKO APP