Qendrat kulturore Shqipëri- Maqedoni, Bushati kritika për marrëveshjen: Barazon statusin e pakicave kombëtare, jemi shtetformues aty

Ish- ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka kritikuar projektligjin për marrëveshjen e qendrave kulturore midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Bushati ka theksuar se kjo marrëveshje gabimisht barazon statusin e pakicave kombëtare. Ai thotë se kjo marrëveshje nuk ka asnjë vlerë të shtuar për shqiptarët, pasi në Maqedoninë e Veriut shqiptarët janë shtetformues kurse maqedonasit në Shqipëri janë pakicë kombëtare.

Marrëveshja parashikon hapjen e qendrës kulturore në ambasadën në Shkup për promovimin e kulturës shqiptare, por Bushati thotë se 1/3 e territorit maqedonas janë shqiptarë, ka tre Universitete shqiptare dhe tre televizione të mëdha ku flitet shqip.

Po ashtu Bushati thotë se një marrëveshje e tillë mund të bëhej me Ukrainën dhe Australinë për mos humbur kultura e shqiptarëve aty, por jo me Maqedoninë ku gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, kryeparlamentari është shqiptar, në Qeveri dhe Parlament flitet shqip si dhe në procese gjyqësore mund të flitet shqip.

”Besoj se do t’i shërbente sado pak klimës së bashkëpunimit. Nuk besoj se ka ndonjë koleg këtu në sallë të ketë ndonjë pikëpyetje për bashkëpunimin rajonal. Për të hequr merakun, Shqipëria ka qenë zemërgjërë me Maqedoninë. Ndër vendet e para që i njohëm pavarësinë.

Është vendi i parë që në programet e qeverive të njëpasnjëshme ka qenë angazhimi për pacënueshmërinë e integritetit territorial.

Ratifikuam marrëveshjen për anëtarësimin në NATO. Thënë troç që pavarësisht problemeve, dhe se 1/3 e tyre janë shqiptarë. Ne nuk kemi ndryshuar raport me ta.

Cili është shqetësimi që e ngritëm në Komision?

Gabimisht me këtë marrëveshje mund të barazohet statusi i pakicës kombëtare. Kemi 9 pakica. Mund të barazohet me statusin e komunitetit shtetformues sicc janë shqiptarët në Maqedoni. Kjo është një ccështje shqetësimet.

Them kështu sepse pozicioni i shqiptarëve në Maqedoni është edhe përkundrejt pozicionit të shqitparëve në Luginën e Preshevës apo Mal të ZI.

Është e rëndësishme që ky dokument të adresohen këto shqetësime. Sepse shqiptarët aty ja kanë dalë të jenë shtetformues. Aty ja kanë dalë mos jenë minoritet.

Është njësoj si të shkosh dhe tek rrobaqepësi dhe të porositësh kostum të njëjtë për dy masa të ndryshme.

E them sepse ata kanë ccarë rrugën e tyre për përfaqësimin politik, identitetin kombëtar dhe gjuhën e tyre.

Ka një institut në mes të Ccarccisë. S’ka cfarë i ofron një ambient i vogël leximi në ambasadë shqiptarëve që kanë tre universitete shqiptare aty dhe tre televizione të mëdhaja shqip.

Aty mund të flasin shqip në Parlament, qeveri dhe në procese gjyqësore.

Mund ta përdornim me Ukrainën, është klasike, mund ta përdornim me shqiptarët që jetojnë në Australi. Dhe jo me Shkupin që ishte një nga vilajetet kryesore kur ishim në Perandorinë Osmane.

Jo me Shkupin që na ka dhënë Ministrin e parë të Mbrojtjes. Nuk duhet të japim mesazhin dhe të bëjmë marrëveshje këtu që nuk i shpërbejnë shqiptarëve që i vlejnë aty. Kjo është një ccështje e vjetër që e kam trajtuar edhe si minitër i jashtëm. Nuk është një ccështje kulturore kjo. Më besoni.

Kjo është një ccështje politike dhe duhet një trajtim politik. Me këtë marrëveshje kam frikë se nuk i ofrojmë gjë atyre dhe avancojmë për të drejtat e tyre. Djersa që derdhën ata për të forcuar statusin e tyre duhet të na bëjë më të përgjegjshëm.

Kjo marrëveshje nuk ka vlerë të shtuar. Si të thuash Instituti Gëtë apo Instituti Italian apo Aleanca Franceze. Por jo në vende ku kryeparlamentari është shqiptar. Të punojmë së bashku qeveri, ministri, parlament që ta shoqërojmë me instrumente politike, të thërrasim partitë shqiptare dhe të na japin mësimet që nuk janë në radarin tonë.

Përshëndes Albin Kurtin, Isa Mustafën, Vjosa Osmanin, LDK dhe LVV pasi është një ditë e shënuar.

Pavarësisht pakënaqësive, keqinterpretimeve dhe keqkuptimeve. Lindja e atij koalicioni isihte e vështirë por Tirana politike duhet ta respektojë për vendimet e mëdha që duhet të ndërrmeren. Politika kërkon disiplinë dhe ne shqiptarët nuk duhet ta harrojmë këtë.”- tha Bushati.

SHKARKO APP