Qendrat Shëndetësore, të dielën hapur në gjithë vendin

Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit, Qendrat Shëndetësore në të gjithë vendin do të jenë të hapura për t’ju ofruar qytetarëve shërbime shëndetësore.

Ditën e dielë më 7 Prill nga ora 07:30- 14:10 të gjithë qytetarët që nuk kanë mundur gjatë javës të kryejnë kontrollin bazë mjekësor, do të kenë mundësi të marrin këtë shërbim edhe të dielën, në çdo Qendër Shëndetësore.

Gjatë 2018, rreth 428 mijë qytetarë ose mbi 90% e qytetarëve të targetuar për kontrollin mjekësor bazë e kanë kryer Check-up në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Check-up është pikë referimi, sepse janë zbuluar diagnoza tek gratë, burrat, të moshuarit dhe janë identifikuar sëmundjet e tyre vetëm pasi kanë kryer këto analiza, sidomos sa i takon sëmundjeve kardio-vaskulare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?