Qëndresa/ Studenti i proceduar: Më shantazhoi polici civil

Studenti Klajdi Bello i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, u shpreh se është një nga 25 personat e proceduar, ndërsa sot është shantazhuar nga policë civilë.

Studenti Bello: Trembje duhet të njohë kryeministri. Jam një nga të proceduarit penalisht tek ata 25 emra. Kanë tentuar të na shantazhojnë edhe sot kur ndezëm vatrën e zjarrit. Zjarri buron nga brendësia jonë. Sido që ata të përpiqen, kjo protestë nuk do të ndalet. 

Shantazhet kanë ardhur nga policë civilë, të cilët kanë ardhur dhe na thanë se po shkelni ligjin me zjarrin. Nuk e di kush po shkel ligjin? Ne këto ai atje, i cili prej 9 ditësh nuk dëgjon zërin e studentëve që kanë bojkotuar fakultetet. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Vijnë këtu dhe na thonë; vazhdo ti dhe do ta shohësh. Këtu janë të tërë shqiptarët. Janë të tërë të zhgënjyer. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?