Qëndrimi i CDU, Bardhi-Berishës: E ke futur PD në rrugë pa krye, po e izolon

CDU-ja gjermane e ka bërë të qartë se me Sali Berishën nuk bashkëpunojnë, dhe deputeti i PD-së Gazment Bardhi thotë se kryetari i demokratëve Sali Berisha, e ka futur partinë në një rrugë pa krye, dhe po e izolon nga faktori ndërkombëtar.

“Babi Zenit duhet të kërkojë ndjesë që gënjeu demokratët që qëndrimi i Gunther Krichbaum deputet i CDU/CSU në Bundestag, është personal.

Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në CDU Peter Beyer konfirmon se nuk do të ketë bashkëpunim me Sali Berishën, të shpallur nongrata nga SHBA për korrupsion madhor.

Sali Berisha nuk mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton. Ai e ka futur Partinë Demokratike në një rrugë pa krye, duke e izoluar ndërkombëtarisht dhe duke çimentuar në këtë mënyrë regjimin e Edi Ramës”, shkruan Bardhi.

SHKARKO APP