Qëndrimi i kryeministrit për tensionet në Veri, Berisha: Jam kundër çdo sanksioni ndaj Kosovës
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar të gabuar qëndrimin e kreut të qeverisë Edi Rama në raport me Kosovës pas tensioneve në Veri.
Berisha tha në konferencën për gazetarët se është kundër çdo sanksioni ndaj Kosovës, duke theksuar se Rama është angazhuar aq sa Vuçiç për ndarjen e saj.
“Personalisht jam kundër çdo lloj sanksioni ndaj Kosovës. Nuk ka gjë më të pamerituar se sa të ndëshkosh për shkak të përpjekjeve për të rikthyer Putinin e vogël.
Sikundër Albin Kurtit dhe cilitdo qeveritar të Kosovës i bëj thirrje të bashkëpunojnë me KFOR, Eulex, BE dhe SHBA për shtensionimin e situatës dhe rikthimin te marrëveshja e Ohirit e cila pas marrëveshjes së Uashingtonit krijoi shpresë e se një dialog po fillonte mes palëve. Unë kam bindjen se marrëveshja e drejtë i intereson Kosovës dhe jo Beogradit. Duhet të bëjë çfarë të ketë në dorë për një marrëveshje të drejtë. Shqipëria ka luajtur një rol jo miqësor ndaj Kosovës.
Rama është angazhuar aq sa Vuçiç për ndarjen e saj. Është bashkë autor në bllokimin e këtij procesi. I bëj thirrje faktorit ndërkombëtar të mbajë larg Edi Ramën nga ky proces pasi e komplikon më shumë. T’i kërkosh Edi Ramës është deri diku si t’i kërkosh Dodikut. Edi Rama është argat i Vuçiçit aq as Dodik. Rama ka marrëdhënie të turpshme, prej argati”, deklaroi Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

