Qeni “fundos” dy shqiptarët në Greqi, ja çfarë fshinin në makinë
Aktualitet E Martë, 7 Shtator 2021 23:03
Policia greke arrestoi 2 shqiptarë, 28 vjeç dhe 17 vjeç në makinën e të cilëve u zbuluan 14 kg dhe 248 gram hashash.
Policia ndaloi makinën për kontroll në autostradën Patra-Korinth dhe me ndihmën e qenit të policisë të quajtur Riki, arriti të zbulojë pakot me drogë të fshehura në sediljen e pasme të automjetit.
Vazhdojnë hetimet për zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë te rrjetit kriminal.
KOHA JONË SONDAZH

