”Qenke i rrez*kshëm ti”, Sokol Mjacaj për vr*sjen në burg: E bëra se do futesha në 41 bis

Sokol Mjacaj i cili u mor në pyetje pas vrasjes së Arben Lleshit në burgun e Peqinit, deklaroi ndër të tjera se po të mos e mësonte se do të futej në regjimin 41-bis, nuk do të kryente vrasjen atë ditë. Për regjimin 41-bis, ai thotë se ka dëgjuar nga të burgosurit e tjerë, të cilët i kanë shprehur se “qenke i rrezikshëm ti Sokol dhe do të fusin në izolim”.

Sokol Mjacaj është pyetur edhe për porosinë që dyshohet se ka marrë nga jashtë për të kryer vrasjen por ka mbajtur të njëjtin qëndrim se e vrau për sherrin që kanë patur brenda burgut. Ai qëlloi 5 herë me pistoletën me mulli, dhe 4 prej plumbave i mori Arben LLeshi, në qafe dhe gjoks, ndërsa i plagosur Indrit Shaqja mori një plumb në pjesën e barkut, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pasi ka vrarë Arben Lleshin, disa të burgosur të tjerë e kanë ndjekur Mjacajn dhe kanë tentuar ta ndalojnë por i ka kërcënuar se do t’i vriste dhe ata dhe më pas është mbyllur tek dhoma e takimeve. Ai nuk ka patur më plumba por i ka kërcënuar se nëse do e ndiqnin do t’i vriste. Pasi është marrë në pyetje, Sokol Mjacaj është transferuar në burgun e Fierit. /TvKlan/

SHKARKO APP