Qentë anti-ekzploziv bëjnë kontrollin e fundit, asnjë rrezik në stadium

Policia ka bërë edhe kontrollin me eksploziv në stadiumin “Elbasan Arena”, para ndeshjes.

Ekspertët anti-eksplozivë përdorën qentë posaçërisht për këtë operacion kontrolli.

Stadiumi u boshatis nga i gjithë personeli dhe një skuadër speciale organizoi kërkimet për eksploziv, çka rezultoi se i tërë territori ishte i pastër.

Përveç stadiumit policia ka ngritur ekipe kontrolli pranë stadiumit dhe nëpër banesat përreth tij.

Me fillimin e ndeshjes stadiumi do të jetë i blinduar.

Mes grupimeve të tifozëve do të ketë agjentë të infiltruar.

RENEA dhe Forcat të tjera Speciale janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast të ndonjë incidenti.

Prag-ndeshja, sidoqoftë është festive sepse Policia e Shtetit ka listën e rreth mijë tifozëve që kanë prerë biletat dhe ata janë paralajmëruar tashmë, se nuk duhet të shkaktojnë asnjë incident.

Për të garantuar ndeshjen Shqipëri-Serbi, kontrolli do të bëhet edhe nga ajri me dy helikopterë.         

SHKARKO APP