Qershia e Beratit po kalbet, fermerët: Bëjnë naze për shkak të rrugës
Fshati Drobonik në Berat është i njohur për prodhimin e qershive, por jo i gjithë prodhimi arrin të dalë në treg për shkak të rrugës të rrugës së shkatërruar që lidh këtë fshat me qytetin e Beratit ku nuk është ndërhyrë prej 50 vitesh.
Fermerët janë në kohën e vjeljes së prodhimit të parë, por thonë se detyrohen që ta shesin qershinë deri në 1 të tretën e çmimit real vetëm që të mos u kalbet.
“Presim që të na vijnë tregtarët, ata nuk vijnë lart, por bëjnë naze për shkak të rrugës kështu që prodhimi jonë ngelet stok”,-shprehet një fermer. Mungesa e rrugës për këta fermerë do të thotë falimentim. Ndaj kërkojnë ndërhyrje sa më parë për të përmirësuar gjendjen.
Të pyetur në lidhje me gjendjen e rrugës Berat-Drobonik, përfaqësues të bashkisë së Beratit shprehen jashtë kamerave se kjo rrugë, pjesë e rrugës nacionale Berat-Përmet, nuk është në jurisdiksionin e bashkisë por të Ministrisë së Transporteve.
KOHA JONË SONDAZH

